Prestaflex - Logo PrestaFlex
Kompletoni kërkesën time, unë jam dakord që tu përmbaheni këtyre kushteve të përdorimit / Lirimi nga Përgjegjësia ("Kushtet e përdorimit").

Pronësia:
Kjo faqe është në pronësi dhe menaxhohet nga Cashflex Sarl. Cashflex sarl nuk është përgjegjës për të dhënat e faqes që u jepet palëve të treta.

Transmetimi i të dhënave:
Unë jam i vetëdijshëm dhe pranojë që Cashflex Sarl e dërgon kërkesën time tek partnerët nëpërmjet internetit, e-mailit, faksit ose me postë. Unë konfirmoj se të gjitha informatat e mia jan të sakta, dhe lejoj që organizatat të cilëve u është dërguar kërkesa ime të informohen në lidhje me mua, me shqyrtimin e aplikimit tim dhe zbatimit të marrëdhënies kontraktuale. Unë gjithashtu pajtohem që informacioni im të kalojë në partnerë të tjerë në procesin e eksplorimit, qoftë me anë të e-mailit, telefon ose të metoda tjera. Unë gjithashtu e di se interneti është një medium i komunikimit univerzalisht i arritshëm.Të dhënat dërguar me e-mail nuk janë as të fshehta as të sigurta. Ato mund të lexohen nga palët e treta, mund të humben, ose të ndryshohen. E-maili vepron përtej kufijve, edhe në qoftë se dërguesi dhe pranuesi janë të vendosur në të njëjtin vend. Cashflex Sarl nuk mund të mbaj përgjegjësi për ju ose ndonjë person tjetër në rast të dëmtimit të një mesazhi të dërguar, apo të pranuar nëpërmjet një e-maili të rregullt, apo ndonjë tjetër sistemi tjetër elektronik.

Ruajtja e të dhënave:
Cashflex Sarl, partnerët dhe punonjësit e tyre janë të detyruar të respektojnë të dhënat në përputhje me Ligjin federal mbi mbrojtjen e të dhënave, fshehtësinë bankare në përputhje me Ligjin federal mbi Bankat dhe parimin e konfidencialitetit. Unë lejoj organizatat për të cilat kërkesa ime është dërguar, që të përpunojnë dhe analizojnë të dhënat e mia, si dhe t'i përdorin ato për qëllime të marketingut dhe analiza të tyre, brenda dhe jashtë Zvicrës.

S'ka ofertë:
Informacioni i publikuar në këtë faqe interneti është thjesht informatë. Asnjë informacion në këtë faqe nuk përbëjnë ndonjë të dhëne, një ftesë, ofertë për të bërë transaksione ose të përfundojë ndonjë akt ligjor të çfarëdo lloji qofshin ato. Kjo faqe nuk ka për qëllim të japë këshilla ligjore, tatimore ose çfarëdo lloji qofshin ato. Cashflex Sarl nuk garanton se ju pajtoheni me shërbimet e ofruara nga ky website.

Perspektiva e informacionit:
Kjo faqe e internetit mund të përmbajë deklarata që përbëjnë "perspektivën e informacionit". Edhe pse këto deklarata mund të përfaqësojnë mendimin e Cashflex Sarl dhe pritjet e ardhshme, një numër rreziqesh, pasigurive dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm mund të ndikojnë në rezultatet aktuale dhe pritjet që ndryshojnë shumë nga Cashflex Sarl.
Cashflex Sarl nuk ka nevoj dhe nuk është e obliguar që të rinovojë ose të ndryshojë deklaratat e saj, për shkak të informacioneve të reja, ngjarje në të ardhmen ose diqka tjetër.

Asnjë Garanci:
Informacionet dhe materialet në këtë website janë dhënë "siç janë". Nuk jepet asnjë garanci e ndonjë lloji, qoftë të shprehur apo të nënkuptuar. Kjo faqe nuk garanton saktësinë, plotësinë, besueshmërinë dhe funksionalitetin e faqes. Informacionet ose rezultatet e fituara nga këtu nuk jan të sigurta nga viruset apo ndonjë program tjetër kompjuterik.

Asnjë përgjegjësi:
Në masën e lejuar nga ligji, Cashflex Sarl, drejtorët, punonjësit ose agjentët e saj në asnjë rast nuk jan përgjegjës për humbjen e drejtpërdrejtë apo të tërthortë për kostot, shpenzimet, pretendimet ose dëmtime të çdo lloji, duke përfshirë neglizhencën.

Lidhjet:
Kjo faqe e internetit mund të përmbajë të dhëna të palës së tretë ose linqe për faqet e palës së tretë. Këto përmbajtje dhe lidhjet janë dhënë vetëm për lehtësinë dhe informacionin tuaj. Cashflex Sarl nuk merr asnjë përgjegjësi kontrollit dhe nuk u jep asnjë garanci për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta. Cashflex Sarl nuk merr asnjë përgjegjësi lidhur me përmbajtjen ose faqet e internetit të palës së tretë, të shfaqur në faqen tuaj nëpërmjet lidhjeve ose mënyrave tjera.

E Drejta e pronësisë intelektuale:
Cashflex Sarl ruan të gjitha të drejtat, titullin dhe interesin (duke përfshirë të drejtën e autorit shenje dalluese dhe pronën tjetër intelektuale apo të drejtën tjetër) në të gjitha informatat dhe përmbajtjen (duke përfshirë të gjithë tekstin, të dhënat, grafika dhe logot) e webfaqes. Faqet individuale ose seksione të internetit nuk mund të jenë të shtypura për përdorim personal, sepse kjo është e mbrojtur me të drejtën e autorit. Është i ndaluar për të gjithë, që në q'fardo mënyre pa leje paraprake të shfrytzojn informacionit tregtar apo publik si, teksti, grafika, imazhe, video klipe, bazat e të dhënave, të dhënat, programe të marra nga faqja e internetit. Të gjitha mënyrat tjera të rikthimit tëtë dhënave për qëllime personale jan të ndaluara.

Dispozitat e pjesshme:
Në rast se ndonjë dispozitë e këtyre kushteve të përdorimit mbahet e pavlefshme, e paligjshme ose e pazbatueshme në çdo juridiksion nga një gjykatë kompetente, atëherë një dispozitë e tillë nuk do të konsiderohet si pjesë e këtyre ndalesavet. Ky përfundim megjithatë, nuk duhet të ndikojnë në ligjshmërinë, vlefshmërinë ose ekzekutimin e dispozitave të mbetura të kushteve të përdorimit në atë juridiksion, ose ndikojnë në ligjshmërinë, vlefshmërinë ose ekzekutimin e kushteve të përdorimit në ndonjë juridiksion tjetër .
Prestaflex
Rue de la Banque 4
CP 265 - 1700 Fribourg

© Prestaflex-Service
Impressum

Zgjatja e kredisë është e ndaluar nëse nga ajo shkaktohen detyrime për borxh. (Dispozita ligjore në art. 3 LCD). Shembull: Financimi i 10'000 CHF - Me një normë vjetore të interesit nga 5.90% deri 9.90% rezulton me një total nga CHF 313 deri CHF 520.